Akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut, tenderi 20 milionë euro! Klodiana Lala zbulon kontrolle të disa banesave në Gjirin e Lalëzit! Çfarë ndodhi me ‘besnikët” e ministres së Infrastrukturës!

Prokuroria e Posaçme ka gjetur prova të reja gjatë hetimeve të zhvilluara, që çuan edhe në akuzën e re ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vendosjes së masës së sigurisë ndaj saj prej GJKKO, me pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se nga hetimet rezulton se edhe tenderi për Lotin 4 të Unazës së Madhe është paracaktuar nëpërmjet dokumenteve që ta fitonte konsorciumi i tre firmave të bashkuara që garuan.

“SPAK mund të ketë prova të reja. I ka shtuar akuzë të re, është për Lotin e 4-t në Unazën e Madhe përveç tunelit të Llogarasë. Akuza e re është po shkelje e barazisë në tenderë. Vendimi i GJKKO-së është marrë ditën e djeshme, por u konfirmua ditën e sotme. Momenti i parë është tuneli i Llogarasë dhe e dyta për një çështje që nuk dihej nga media, nuk kishte informacion, për Lotin 4 të Unazës së Madhe ku tre kompani janë bashkuar së bashku për të marrë dhe fituar këtë tender me një vlerë mbi 20 mln euro. Edhe këtu dyshohet se janë përshtatur kriteret, është ndërhyrë, me qëllim që të fitonte kjo kompani”, u shpreh gazetarja në “News 24”.

Madje ajo tregoi detaje nga aksionet dhe procedurat e prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së, siç janë kontrolle banesash e zyrash të institucioneve. Kontrolle ka pasur edhe në Gjirin e Lalëzit, si dhe në banesën e drejtoreshës Juridike të Ballukut.

“Ka pasur kontrolle në Gjirin e Lalëzit dhe të banesave të njerëzve të besuar të Ballukut, sekuestruar telefona të tyre janë sekuestruar, si drejtoreshës juridike të zv/kryeministres. Madje është sekuestruar edhe telefoni i bashkëshortit të një prej të dyshuarve me të cilën besohet se fliste. Janë ushtruar kontrolle edhe në disa zyra, zyra juridike, ku besohet se janë bërë letrat apo procedurat për tenderët dhe janë sekuestruar materialet nga prokuroria”, vijoi Lala.

Gazetarja shpjegoi se përveç akuzës së shkeljes së barazisë në tenderë për tunelin e Llogarasë, Balluku ka akuzë të njëjtë për një vepër të njëjtë penale, pra e përsëritur dy herë. Kurse ekspertët po punojnë për të zbërthyer të gjitha komunikimet e telefonave.

“Edhe për Lotin nr. 4 është ngritur akuzë zyrtare, në vendimin e GJKKO gjendet, pra Balluku është nën akuzë për dy vepra penale, edhe pse është shkelje e barazisë së tenderëve, por janë dy tender të ndryshëm, pra dy herë nën akuzë për të njëjtën vepër penale. Ekspertët po vlerësojnë për të zbuluar se çfarë gjendet në telefonat e sekuestruar, komunikimet e kryera mes tyre”.

Next