Ja statistikat e Shqipërisë në përballjet me Poloninë

Shqipëria do të luajë kundër Polonisë gjysmëfinalen e play off-it të Botërorit 2026.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë në Varshavë më 26 mars, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të shkruajnë historinë. Sa i përket përballjeve direkte, Shqipëria numëron vetëm dy fitore, tre janë barazime dhe 10 disfata.

Gjithsesi, ndeshja e fundit ishte ajo e dy viteve më parë në “Arenën Kombëtare”, ku Shqipëria triumfoi 2-0 falë golave të Asanit dhe Dakut, triumf që na afroi me kualifikimin historik në Euro 2024.

Nëse Shqipëria do të arrijë të kualifikohet, atëherë në finale do të ndeshet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Next