Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.
Sakaq mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar ish-ministri Ulsi Manja. Siç duket në foto, Manja ka hyrë më herët në ambientet e Kryeministrisë rreth orës 15:40.

Zv.kryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.
Përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.
