Tensione dhe dhunë në “Big Brother VIP”, pritet përjashtimi i këtij konkurrenti (Video)

Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” është tensionuar ndjeshëm orët e fundit, teksa është shënuar incidenti i parë.

Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë Londrimi dhe Klodiani.

Edhe pse spektakli ka vetëm pak ditë që ka nisur, debatet duket se kanë kaluar kufijtë e komunikimit verbal.

Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur Londrimi i afrohet Klodianit dhe e prek në kokë.

Situata ka agravuar menjëherë, kur pas paralajmërimit të Klodianit për të mos e prekur, Londrimi ka përsëritur veprimin, këtë herë duke e kapur me forcë për flokësh.

Ky gjest i Londrimit ka shkaktuar reagime të ashpra të menjëhershme në rrjet, ku ndjekësit kanë kërkuar masa drastike nga produksioni.

Shumë komentues shkruajnë se “çdo prekje fizike llogaritet eliminim” dhe se “duhet përjashtim menjëherë”.

Tashmë mbetet për t’u parë çfarë vendimi do të marrë “Vëllai i Madh”.

Next