Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.
Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi.
Por kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në një studio televizive, përmendi emrin të ministres së Jashtme, Elisa Spiropalit, si një prej personave që dëshironte “kokën” e Ballukut.
Ndërsa gazetari Reldar Dedaj tha se ka shumë socialistë që kanë konkurrencë me njëri-tjetrin sa i përket karrierës së tyre politike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
Kalaja: Nga Elisa Spiropali e vazhdojmë…
Dedaj: Të gjithë ata që janë të lidhur me krimin. Pastaj kemi konkurrencën brenda socialistëve, për shkak të karrierës së munguar.
Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro. Balluku, sipas SPAK, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur..
Sipas njoftimit të SPAK këtë të enjte, Belinda Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro.
