“Bella Ciao” për Ballukun! Rovena Stefa kthen vendimin e GJKKO në parodi virale (Video)

GJKKO caktoi ditën e sotme masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi” për numri dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, ka zgjedhur të ironizojë vendimin e GJKKO ndaj Belinda Ballukut përmes një parodie të “Bella Ciao”, duke e kthyer ngjarjen politike në satirë muzikore që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

Duke përdorur melodinë e njohur të “Bella Ciao”, ajo ka krijuar një version satirik që përqesh situatën e Ballukut.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u kthyer në një formë proteste artistike.

Next