Banesat e mbushura me baltë, orienditë shtëpiake “notojnë” në ujë! Pamjet nga përmbytjet në Pogradec, shkatërrohen portat dhe shembet trotuari

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në Pogradec, duke përmbytur banesa dhe shembur trotuare.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Panorama.al, banesat janë mbushur me ujë dhe baltë duke shkatërruar orienditë shtëpiake.

Ndërsa prurjet e shumta për shkak të motit të keq kanë dëmtuar trotuare dhe ura, duke sjellë pasoja për banorët.

Në video shihen teksa pastrojnë baltën me lopata dhe hapin “kanale” në oborre për largimin e ujit nga shtëpitë.

Next