Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, gjykata jep vendimin për mjekun dhe reanimatoren

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Elona Burba, reanimatore, u dënua me 1 vit burg që iu konvertua në 2 vite shërbim prove si edhe pezullim license për një periudhë 2-vjeçare.

Petrit Rexhepi, gjinekolog, u dënuar me 6 muaj burg që iu konvertua në 12 muaj shërbim prove.\

Next