Gjatë kohës kur Arjan Konomi ishte opinionist në programin “Për’puthen”, ai u pyet se cila ishte moderatorja më e mirë shqiptare sipas tij.
Pa hezitim, ai përmendi emrin e Bora Zemanit, e cila në atë periudhë ishte moderatore e programit.
Mesa duket, kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Arbana Osmanit, e cila sipas Arjanit e hoqi atë nga lista e ndjekësve në Instagram menjëherë pas atij vlerësimi.
Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Arjani ishte i ftuar në emisionin e Arbanës, “Mirëmbrëma yje”, gjë që tregoi se mes tyre nuk kishte më hatërmbetje, por Arbana nuk e la pa e ngacmuar gjatë një prej rubrikave të programit.
Në momentin kur të ftuarit duhej të jepnin një koment për personazhet që u shfaqeshin në ekran, erdhi radha e fotos së vetë Arbanës. Ajo, me humor, tha:
“Prit, prit se kemi Arjanin.”
Arjani u përgjigj shkurt, duke e quajtur Arbanën “e veçantë”, çka i bëri të dy të shpërthenin në të qeshura dhe ta mbyllnin situatën me një përqafim miqësor.
Ky moment tregoi se tensionet e së kaluarës janë shuar dhe se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.
