VIDEO/ Dogji qëllimisht automjetin, pranga 31-vjeçarit! Autori kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë (EMRI)

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pas djegies së një makine.


Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në rrugën “Caush Asllani”, fshati Katund i Ri.

Xhulio Musaj është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë teksa i vënë flakën makinës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga zona.

I arrestuari rezulton se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”. Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pasi kanë marrë njoftimin se në rrugën “Caush Asllani”, në fshatin Katund i Ri, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Night 2”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i hetimeve dhe i administrimit të pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi:

Xh. M., 31 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.Ky shtetas dyshohet se më datë 20.11.2025, ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e një 29-vjeçari, për motive të dobëta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Xh. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Next