U pyetën për Egla Cenon, dy moderatoret flasin ‘pa filtra’: Kjo është idjote komplet (Video)

Mbrëmjen e djeshme, në programin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma Yje”, të ftuar ishin Zhaklin Lekatari, Arjan Konomi dhe Inida Gjata (Zhaku).

Gjatë një prej rubrikave të emisionit, tre të ftuarit u ftuan të jepnin nga një koment të shkurtër mbi personazhet publikë që Arbana ua shfaqte përmes fotove.

Momenti që ngjalli më shumë reagime ishte ai kur në ekran u shfaq fotografia e Egla Cenës.
.
Komentet e dy prej të ftuarve ishin mjaft të ashpra dhe aspak pozitive.

“Homofobe,” u shpreh shkurtimisht Zhaklin Lekatari, ndërsa menjëherë pas saj, Zhaku reagoi me komentin: “Kjo është idiote komplet.”

Ndryshe nga dy koleget e tij, Arjan Konomi zgjodhi të mos shprehej mbi aktoren, duke deklaruar se nuk e njeh personalisht dhe për këtë arsye nuk kishte koment.

Nuk dihen ende arsyet që i shtynë të ftuarit të jepnin këto komente të forta për Egla Cenën, por momenti solli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës u ndanë mes dakordësive dhe kritikave për mënyrën e shprehjes së tyre.

Next