“Ku t’i çoj fëmijët…”/ VIDEO prekëse, iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete

Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.

Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.

Prekës ishte apeli i një burri që vuan nga kanceri, i cili tha se nuk kishte ku të qëndronte pas shembjeve në banesën e tij.

“Bëj kimio, s’kam ku të vete. Ku ti çojë fëmijët unë. I kam lënë te komshinjtë. Jam vet i gjashtë“, tha banori.

Next