Gjatë emisionit Balkan Talks në Euronews Albania me moderator Franko Egro, u diskutuan temat mbi gjendjen e luftës Ukrainë-Rusi, si dhe reflektimi i kësaj lufte në Poloni.
Për këtë çështje foli drejtpërdrejt nga Varshava rektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës, Riger Halili.
Kjo është e vërtetë që nga fillimi i luftës. Ideja është që gjithë politika polake, Kryeministri Tusk, si dhe kryeministri dhe presidenti i kaluar, flasin se jemi në një gjendje para lufte. Edhe nga kjo pikëpamje është rritur buxheti. Do t’ju jap një shembull shumë të thjeshtë.
Para dy ditësh, kur Rusia bëri një sulm ku u vranë 26 civilë nga pala polake, raketat dhe dronët rusë i detyruan polakët të mbanin në gatishmëri avionët F-16. Për shkak të kësaj u mbyllën dy aeroporte. Zgjati 2 orë lufta. Ndihet lufta dhe pesha e saj. Polonia ndan kufirin me Rusinë.
Një tjetër shqetësim është se shumica e diplomatëve rusë, si në Krakovë ashtu edhe në Najsk, ishin agjentë sipas shërbimeve polake, të cilët krijonin diversione në Varshavë, për shembull kur u dogj një qendër tregtare.
Polonia është në një gjendje para lufte. Ka pasur edhe reagime nga ana ruse, ku konsullatat nuk punojnë më dhe, përtej kësaj, janë hequr simbolet polake në Katinë, – tha Halili.
