Gazetari, Artan Hoxha, në një intervistë në një emision televiziv, theksoi se kryeministri Edi Rama ka më shumë informacione se Sali Berisha në lidhje me kronologjinë e demonstratës së 21 janarit.
“Me dëshminë që kam bërë vetë unë kam sqaruar pse duhet të thirre presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës. Ky i fundit ka pasur informacione përgjatë protestë dhe mbas protestë sepse ka mbledhur informacion për shkak se ju faturua atij protesta.
Dhe më tej disa nga pjesëtarët kryesore u bënë pjesë e maxhorancës që është sot.
Dhe kryeministri u mori ata mbasi u mori informacionin, Sepse ai ka informaci0on mbi zhvillimet se çfarë ndodhi atë ditë.
Mendoj se SPAK-u për herë të parë ka mundësi reale për ta thirrur SPAK-u qoftë si dëshmitar. Strasburgu ka vënë kollona se si do të bëhet hetimi. Hetimi do të jetë gjithëpërfshirës. Edhe pse ngjarja kryesore e hetimit janë vrasjet.”, tha Hoxha.
