Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4” ka qenë një slitë emocionesh, e mbushur me debate të forta, por edhe me surpriza që kanë prekur zemrat e publikut.
Momenti kulminant erdhi pas njoftimit se banorja që duhej të linte shtëpinë ishte Shkurta. Megjithatë, pasi mbërriti në studio, asaj iu komunikua lajmi i madh: rrugëtimi i saj nuk kishte përfunduar.
Ajo nuk ishte eliminuar, por do të zhvendosej e vetme në një ambient sekret të quajtur “Shtëpia Kapsulë”, fakt të cilin banorët e tjerë nuk e dinë.
Pikërisht në momentin kur mësoi se gara vazhdon, Shkurta shpërtheu në lot, duke u dridhur aq shumë sa e kishte të vështirë të mbante edhe mikrofonin.
Mes emocioneve, ajo tha fjalinë që e “theu” moderatorin: “E di pse po dridhem? Arsyeja e vetme është se nuk dua t’i kthehem duar thatë vëllait.”
Kjo deklaratë e sinqertë dhe dashuria për vëllain e preku thellë moderatorin Alaudin Hamiti. Në një moment krejtësisht spontan dhe njerëzor, Alaudini nuk i mbajti dot lotët dhe u shpreh me zërin që i dridhej: “Shkurte, na emocionove… Nuk je e eliminuar.”
Ky moment po bën xhiron e rrjetit, jo për zhurmë apo strategji, por për emocionin e pastër dhe të sinqertë që moderatori shfaqi, duke treguar një anë shumë të ndjeshme të tij përballë historisë së banores.

