Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 personat e tjerë në kuadër të operacionit Metamorfoza.
GJKKO ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela në Britani për hakmarrje.
Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë.
GJKKO ka dhënë vendimin edhe për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, Bujar Ajeti ( emër i njohur i botës së krimit në Kukës) Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni (Ish-shefi i Krimeve), Besmir Murati dhe Albert Prenga.
2 vjet burg caktoi GJKKO për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, nga të cilat do të vuajë 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Dënimet e dhënat nga GJKKO për grupin kriminal
Ismail Zeneli- 13 vjet burgim
Bujar Ajeti (Gremizi) – 7 vjet burgim.
Adrian Cenaj (Dedja) – 6 vjet burgim.
Dedan Gjoni- 2 vjet
Besmir Murtati – 12 vjet burgim
Albert Pren – 12 vjet burgim
