Gazetari: Dëmi që ka shkaktuar Mirela Kumbaro do ketë efekt për 40 vitet e ardhshme, nuk krahasohet me atë të Ballukut

Kur shpalosi Edi Rama qeverine e mandatit te tij te IV; nje kontakti im; dashamirese, me telefonoi disi e shqetesuar.

-Si e sheh?, – me pyeti.
-Çfare duhet te shoh?, – e kunderpyes.

-Ky e vendosi prape Belinden,- me tha, – e tmerrshme.

-Perkundrazi, ky eshte hap qe e le zbuluar Belinden, – ja kthej.

-Nuk po te kuptoj fare, -me thote zonja e çoroditur.

-E tmerrshme do ishte sikur Balluku te merrte privilegjin e Kryetares se Parlamentit ose teorikisht te Presidentes se Republikes; sepse pikerisht kjo do i jepte guacke mbrojtese ndaj inkursionit qe ka nisur matane oqeanit.

-E mire mire; ajo eshte me e fuqishme se kurre me thote tjetra.

-Gabim. Eshte me e dobet dhe me vulnerabel se kurre, you will see. Por ka diçka tjeter qe une e quaj te tmerrshme dhe makabre, e qe ka lidhje direkt me ty, -i them zonjes.

-Ça na qenka kjo?

-Eshte e tmerrshme se si te gjithe ju mendoni mengjes dreke darke per Belinden ndersa akti me i rende eshte emerimi i Mirela Kumbaros ministre e Arsimit. Demet qe ka bere Belinda; sado te medha qofshin; rikuperohen maksimumi per 7-8 vite. Ndersa kostoja e vendosjes se Kumbaros ne krye te arsimit do jete me efekte 40-50 vjeçare. Belinda maksimumi demton bythen tuaj ca vite; por shkaterrimi dhe stanjacioni i arsimit i know how dhe i novacionit merr me qafe te ardhmen e femijeve tane se te tonen po e po. Kjo eshte teper e rende; kjo eshte e pafalshme dhe kjo eshte krim., – i them, duke vijuar:

Ti duhet ta kuptosh ne kete menyre ate qe po ndodh sepse jeni te gjithe njerez te manipuluar nga shoku Rrapi; ne nje gare perverse me njeri tjetrin brenda nje sistemi qe mbahet ne 2 kollona, ne 2 kembe:

Njera kembe jane kapriciot perverse te Rrapit, kemba tjeter jane frikerat e tij, ndersa te kemba e mesit jeni te gjithe ju qe luftoni njeri tjetrin se kush do jete te maja e kembes apo se kush kape me shume centimetra aty te kemba e mesit. Kaq jeni.

Fakti qe ti shqetesohesh per karrieren dhe karrigen e Beles kaq shume por s’ke asnje shqetesim per arsimin per know how; tregon shume. Madje tregon qe ti personalisht s’ke asnje parameter qe te ben ndryshe apo me te mire nga Bela, – i them.

-Ndoshta ke te drejte me thote.

-Ndoshta? Sigurisht qe kam te drejte; por ende s’te kam thene demin me te madh qe i ka bere kryetari yt ketij vendi; dhe ky nuk eshte dem strukturor por eshte dem kolosal ne nivel vetedije shoqerore. Dhe vetedija apo nen-vetedija eshte e rrenjosur shume thelle dhe eshte teper e veshtire te shkulet.

-Çfare demi?

-Marredhenia me punen dhe produktin. Askush nuk beson me ne kete vend se mund te jetosh mire e me dinjitet duke punuar. Se mund te pasurohesh duke punuar.

Zhvatja dhe plaçkitja ordinere eshte shnderruar ne kult ne fe, ne kredo absolute te subkoshiences; dhe kanceri ka hyre shume thelle, sepse nuk eshte vetem administrata shteterore qe e ka kete kredo, por tashme eshte dhe klasa e biznesit dhe e sipermarresve qe nuk besojne me te puna dhe te produkti. Biznesi i cili duhet te jete promotori i punes; i ideve i novacionit; ka busull vetem plaçkitjen ordinere; ka humbur vetedijen se me pune dhe produkt cilesor ti fiton me shume dhe je me sigurt.

-Kur e kemi lene ate kafen?, – me thote zonja.

-Kur te doje bytha ty, -ja kthej, mjafton qe kur te ulesh me mua; te kesh zbritur nga ajo kemba e trete e Rrapit dhe te jesh me kembet e tua.

Next