Skuadra e Dinamo Zagreb po merr një fitore bindëse ndaj Varazdin me shifrat e pastra 3 – 0, ndërsa po luhet pjesa e dytë, java e 14-të në kampionatin kroat.
Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha po rezulton protagonist, autor i dopietës, konkretisht në minutat 37 dhe 53. Finalizimi i dytë personal i shqiptar dhe i 3-të për ekipin e tij demostroi qartë aftësitë e 27-vjeçarit.
Në takimet e fundit, si me Shqipërinë, ashtu edhe te klubi nga Zagrebi, Hoxha ka marrë profilin e “heroit”. Me këtë fitore, Dinamo Zagreb i afrohet kreut me 1 pikë në ligën vendase./newsport.al/
