Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit në Itali, ku këngëtarja e Ornella Vanoni ka ndërruar jetë, në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj në Milano.
Ornella Vanoni është një këngëtaret më njohura në Itali dhe jo vetëm, pasi ka qëndruar në skenë për më shumë se 7 dekada.
Ajo numëron mbi 40 albume dhe mbi 50 milionë disqe të shitura.
Po ashtu ajo u bë e famshme edhe falë paraqitjes në filmin “Ocean’s Twelve”, ku zëri i saj solli elegancë dhe nostalgji.
