Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për paraqitjen në SPAK të kreut të PD Sali Berisha për çështjen e 21 Janarit 2011.
Lala u shpreh se Berisha ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në momentin e paraqitjes.
“Berisha shkonte për ‘21 Janarin’ për herë të parë pas 14 vitesh. Dha një dëshmi rreth 2 orë. Ngjarja është konsideruar krim shtetëror dhe ka fajtorë. SPAK po heton cili është funksionari politik që dha urdhër të qëllohet mbi protestuesit”, tha Lala në “News 24”.
Sipas gazetares, Sali Berisha mohoi kategorikisht të ketë dhënë urdhër për të qëlluar mbi qytetarët. Ai deklaroi se punonjësit e Gardës së Republikës kanë zbatuar ligjin e miratuar nga vetë socialistët në atë periudhë.
