Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në një emision televiziv ku zbuloi të pathënat nga seanca në GJKKO, ditën e sotme ndaj zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe dy vartësve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për të cilët gjykata la në fuqi masat e sigurisë, pezullimin nga funksionet në qeveri për zonjën Balluku dhe arrest shtëpie për Gjylin dhe Elezin.
Lala tha se debatet mes Ballukut dhe gjyqtarit të GJKKO-së kanë qenë juridike ku konkretisht, Balluku ka kërkuar që GJKKO të dërgojë për gjykim incidental këtë masë në Kushtetuese.
“Në qoftë se Edi Rama ikën jashtë shtetit kush do e mbledhë qeverinë?
Gjykata i tërheq vëmendjen se po jep opinione politike.
Po mbani në arrest Erald Elezin kur duhet të jetë në krye të punëve për shkak të situatës hidrike të KESH, ka vijuar Balluku.
Po mbani në arrest shtëpie Gentian Gjylin kur situata me rrugët për shkak t motit të keq është problematike.
Ne e kemi dërguar si qeveri, duhet ta dërgoni dhe ju”, tha Lala.
Klodiana Lala: Balluku kishte përforcuar mbrojtjen, veshja e saj me të kuqe e shpjeguar dhe nga ekspertë për të treguar forcën.
Masat ndaj saj mbetën në fuqi prej GJKKO-së. Paktika ka treguar se vendimet e marra në mungesë mund të ndryshonin masën e sigurisë. Por në rastin konkret mbetën në fuqi të dyja masat, e drejta për të ushtruar funksionet në qeveri dhe dalja jashtë territorit.
Seanca nisi që në 8.30 të mëngjesit ku mbërritën dy vartësit e saj të shoqëruar nga forcat e policisë, më pas avokatët e saj dhe në fund Balluku.
Herën e shkuar pati një prononcim të shkurtër, sot refuzoi të flasë për mediat.
Seanca u ndërpre për 2 orë me kërkesën e avokatit të mbrojtjes. Balluku u largua dhe u rikthye rreth orës 11:00.
Seanca shkoi e qetë, ka patur vetëm debate juridike, Balluku ka folur gjatë në GJKKO. Ajo ka kërkuar që gjykata të cojë kërkesën për gjykim incidental në Kushtetuese.
Ajo i ka kërkuar gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela që “çojeni edhe ju si gjykatë në Kushtetuese”
Nnqs Edi Rama iken jashte shtetit kush do e mbledhe qeverine
Gjykata i terheq vemendjen se po jep opinione politike
Po mbani ne arrest Erald Elezin kur duhet te jete ne krye te puneve per shkak te situates hidrike te KESH
Po mbani ne arrest shtepie Gentian Gjylin kur situata me rruget per shkak te motit te keq eshte problematike.
