Qarku i Korçës ka regjistruar sot reshjet e para të borës në zonat malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.
Sipas informacioneve nga terreni, në Dardhë borë ka filluar nga Km 9, ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.
https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/11/WhatsApp-Video-2025-11-23-at-08.53.24-1.mp4?_=1
