Ulen temperaturat, malet e vendit mbulohen me dëborë

Pas reshjeve të dendura të shiut, që shkaktuan shumë probleme në disa akse rrugore nacionale dhe rurale, moti ka ndryshuar duke i hapur rrugë dëborës.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, malet janë mbuluar me dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, e shoqëruar me temperatura të ulëta.

Reshje dëborë ka pasur edhe në zonat minerare, kryesisht në Zonën D, Martanesh dhe Tërnovë, ku punojnë minatorët. Aktualisht nuk raportohet për ndonjë problematikë në fshatrat e zonave të thella. Reshje dëborë në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit ka edhe në Dibër dhe Mat.

Reshje ka pasur në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, mbi 1000 m lartësi. Sipas informacioneve në Dardhë reshjet janë prezente nga Km 9, ndërsa në terren ndodhen kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugës.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, pasi edhe reshjet nuk janë intensive, ndërsa nuk evidentohen probleme me qarkullimin e automjeteve momentalisht.

Next