Aksident në Maqellarë–Peshkopi, 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident rrugor në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia.Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Tre shtetasit kosovarë po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë qenë faktorët kryesorë të përplasjes.

Next