LAJM I FUNDIT/ Deklarata e RRUFESHME e presidentit amerikan, Donald Trump sulmon Zelenskyn dhe Europën

Në një kohë kur bisedimet midis ukrainasve, amerikanëve dhe evropianëve mbi planin e paqes janë duke u zhvilluar në Gjenevë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka “sulmuar” Volodymyr Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë.

“Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona nga “udhëheqja” e Ukrainës”, shkroi presidenti në postimin e tij në “Truth Social”, teksa vuri në dukje më tej faktin se Europa vazhdoj të blejë naftë nga Rusia.

Trump ka theksuar se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës është një luftë e tmerrshme dhe se me një udhëheqje të fortë nga SHBA dhe Ukraina, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur. Ai i atribuoi zhvillimin e luftës administratës së Bidenit, duke sugjeruar se zgjedhjet e vitit 2020, sipas tij të manipuluara, ndikuan në këtë situatë.

Ai ka kujtuar se gjatë mandatit të tij nuk pati asnjë përmendje të një konflikti të tillë, dhe se Putini nuk do të kishte sulmuar po të ishte ai në detyrë.

Postimi i Donald Trump:

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është një luftë e dhunshme dhe e tmerrshme që, me një UDHËHEQJE të fortë dhe të duhur nga SHBA-ja dhe Ukraina, NUK DO TË NDODHTE KURRË. Filloi shumë kohë para se unë të merrja detyrën në mandatin tim të dytë, gjatë administrimit të Bidenit të përgjumur, dhe vetëm sa është përkeqësuar.

Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar dhe vjedhur, e vetmja gjë në të cilën demokratët e së majtës radikale janë të mirë, nuk do të kishte pasur luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, ashtu siç nuk pati asnjë, madje as një përmendje të saj, gjatë mandatit tim të parë.

Putini nuk do të kishte sulmuar kurrë! Vetëm kur pa Joe-n e përgjumur në veprim tha: “Tani është shansi im!” Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon.

Trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëz që humbën jetën pa nevojë.

“Udhëheqja” ukrainase nuk ka shprehur mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. SHBA-të vazhdojnë t’i shesin sasi të mëdha armësh NATO-s, për t’i shpërndarë në Ukrainë (i korruptuari Joe i dha gjithçka, falas, falas, falas, përfshirë edhe paratë “e mëdha”!). Zoti i bekoftë të gjitha jetët e humbura në këtë katastrofë njerëzore! President DJT.

Next