Ndalohet nga policia“Go Outdoor Berat” grupi po ndihmonte familjet e prekura nga prurjet e larta të lumit Osum

Një grup të rinjsh të “Go Outdoor Berat”, të gjithë guida të certifikuara në rafting, ndërmorën një nismë solidariteti për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga prurjet e larta të lumit Osum, pas rreshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Me varkat e tyre, ata u futën në rrjedhën e lumit duke përshkruar zonat pranë brigjeve, për të ofruar ndihmën e parë në rast nevoje dhe për të monitoruar situatën nga afër.

Por ky mision humanitar nuk është mirëpritur nga strukturat e rendit.

Të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, me pretendimin se kanë shkelur rregullat e sigurisë dhe nuk kanë marrë autorizim për hyrjen në rrjedhën e lumit në kushte të rrezikshme.

Aktualisht, 5 të rinj së bashku me gazetarin Grisel Zenuni i cili ishte duke raportuar mbi këtë nisëm po mbahen prej disa orësh në ambientet e Komisariatit të Policisë, ndërsa vetë ata pretendojnë se nuk janë njoftuar për ndalimin e lundrimit në Osum.

Ata e konsiderojnë këtë veprim të papritur si një “goditje nga konkurenca”, duke nënkuptuar se operatorë të tjerë të rafting-ut mund të kenë ushtruar presion për ndalimin e tyre.

Next