Momente magjike në Pallatin e Kongreseve, puthja e Aleksandër Frangajt me bashkëshorten bëhet virale në rrjet

Një natë magjike ishte ajo e së shtunës mbrëma ku njëjtë si dhe çdo vit, Pallati i Kongreseve u kthye në një sallë ku emocionet dhe arti u ndërthurën bashkë.

Edhe këtë vit, “Kënga Magjike” u realizua ashtu si dhe këtij festivali i shkon përshtat, magjike! Kupa e parë shkoi për më të mirën, një prej thesareve të muzikës shqiptare, Juliana Pashën. Vendi i dytë për Albina Kelmendin, ndërsa i treti për Mira Koçin, zëri që iu rikthye pas shumë vitesh mungesë skenës shqiptare.

Por, përpos këngëve, emocioneve të bukura që vetëm babë e bijë, si Ardit Gjebrea mund të na dhuronin, “Kiss Cam” na serviri dhe disa pamje mjaft emocionuese.

“Syri magjik” për një moment kapi çiftin Frangaj. Alba dhe Alekandër Frangaj po ndiqnin festivalin kur kamera u fokusua tek ata dhe ashtu si dhe formati i lojës e do ata duhet t’i dhuronin puthje njëri-tjetrit. Ishte Alba ajo e cila mori guximin dhe i dhuroi një puthje në buzë para mijëra shikuese, shokut dhe dashurisë së saj të jetës.

Sigurisht që ky moment u duartrokit nga të pranishmit në sallë, si dhe nga teleshikuesit. Ndërsa në mediat sociale na lejoni që të themi që është “kryefjala” këtë të diel, ku Alba po komentohet gjerësisht për pamjen e saj plot klas dhe hijeshi.

Next