Pas medaljes së argjendtë të fituar një vit më parë, Lara Colturi shkëlqen sërish në Gurgl, duke zënë vendin e dytë në Slalomin special të Kupës së Botës në Austri.
Ashtu si edhe në Finlandë, vetëm skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ka arritur të realizojë një kohë më të mirë se skiatorja Colturi, që rrëmben për të dytin vit radhazi medaljen e argjendtë në këtë pistë.
Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në të dyja zbritjet në këtë pistë, duke zënë vendin e dytë si në lëshimin e pare, ashtu edhe në lëshimin e dytë.
Një tjetër medalje për Shqipërinë në Kupën e Botës në Ski. Pas suksesit në Levi të Finlandës, flamuri shqiptar valëvitet edhe në Austri, aty ky Lara Colturi zuri vendin e dytë në podium.

