Aeroporti i shtetit europian NDALON fluturimet pas shfaqjes së OBJEKTEVE MISTERIOZE në qiell

Aeroporti i Vilniusit në Lituani është detyruar të mbyllet për herë të dytë, pasi janë vërejtur objekte fluturuese të paidentifikuara mbi zonën e tij.

Sipas autoriteteve aeroportuale, objektet ngjanin me balona fluturuese që po lëviznin në afërsi të hapësirës ajrore të aeroportit, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e trafikut ajror.

Siç raporton agjencia ndërkombëtare Reuters, balonat e dyshimta janë parë në qiellin e Vilniusit pranë zonave operative të aeroportit, çka ka detyruar autoritetet të ndërpresin përkohësisht fluturimet dhe të bllokojnë trafikun ajror derisa situata të verifikohej.

Hetimet mbi origjinën e balonave dhe rrezikun potencial po vazhdojnë, ndërsa autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi përgjegjësit apo qëllimin e pranisë së tyre.

Next