Një shtetas rreth moshës 40 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Ngjarja në fjalë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ramadan Citaku” në zonën e Institutit në Tiranë. 40-vjeçari me iniciale M. J., aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për identifikimin e kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
