I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit, si dhe thashethemet lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP”.
Pjesë nga intervista:
Finemi po përflitet se do të hyjë këtë edicion në “Big Brother VIP, ti si mendon?
E kishe dëgjuar edhe ti këtë? Edhe unë e kam dëgjuar… Finemi, ndoshta… Finemi… (qesh)
Besoj se do të jetë, ose Finemi ose dikush afër Finemit…
Afër Finemit, Solo?
Nuk thashë gjë unë, ti e the. Mund të jenë dhe të dy…
