Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Getinjo, kanë ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë. Gjyshi i tyre ka ndërruar jetë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, vëllezërit kanë shprehur pikëllimin dhe respektin e madh që kishin për figurën e tij.
Teksa postoi një fotografi të vjetër me gjyshin, Mozzik me dhimbje njofton familjarët, miqtë dhe të afërmit se Bafti Hetemi, babai i nënës së tyre, ishte ndarë nga jeta.
Ai e përshkroi të ndjerin si “njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar”, ndërsa uroi që Zoti ta shpërblejë për çdo të mirë që ka bërë gjatë jetës së tij.
“Lamtumirë gjyshi jem… t’fala dajës Muzafer dhe dajës Burim. Thuaju se i kujtojmë, i duam dhe s’i harrojmë kurrë”, shkruan Mozzik.
“Lamtumirë…”, Mozzik dhe Getinjo japin lajmin e trishtë,
Edhe Getinjo reagoi menjëherë, duke shpërndarë një foto të fundit të gjyshit të tij në spital, ndërsa mbante dorën e tij. Ai shkroi:
“Ndërroi jetë babgjyshi. Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na i këpusin shpirtin.”
“Lamtumirë…”, Mozzik dhe Getinjo japin lajmin e trishtë,
Postimet e Mozzik dhe Getinjo ngjallën menjëherë reagime dhe ngushëllime nga mijëra fansa dhe figura publike. Kujtojmë se dyshja postuan edhe ditë më parë për gjendjen e rëndë të gjyshit, e madje kërkuan ndihmë dhe lutje për shërimin e tij.


