Rruga Qukës-Qafë Plloçë e inauguruar me bujë dy muaj më parë nga Belinda Balluku, e pezulluar tashmë nga detyre, prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë e bllokuar.
Shkak janë bërë masivet shkëmbore të cilët kanë rrëshqitur, duke prishur dhe bllokuar këtë aks rrugor që ka kushtuar 260 milionë euro.
Pas rrëshqitjes së dheut dhe shkëmbinjve, autoritetet kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit të së hënës për pastrimin e rrugës.
Mjetet e firmës kontraktore po punojnë për largimin e masiveve të dheut dhe shkëmbinjve, me qëllim hapjen e segmentit ndërkohë që qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes një bajpasi provizor.
