Julian Çumaraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar pas disa 6 orësh negociatash me forcat Renea në Orosh të Fushë-Arrëzit.
Ndërkohë janë publikuar fotot e dy të dyshuarve për terrorizëm.
Pasi dy të ngujuarit janë vetëdorëzuar, RENEA ka hyrë në banesën e braktisur dhe po kryen kontrolle për eksploziv dhe municione.
Arben Uka dhe Julian Çumraku mendohet se kanë qenë më parë në Siri dhe i përkasin organizatave terroriste.
Arben Uka i njohur edhe si Hamza Uka sipas informacionëve ka qene edhe Komando ne Ushtrinë shqiptare.
