Zjarr në banesë në Fier: Foshnja dy muajshe e lënduar, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një banesë ka rënë pre e flakëve. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar djegien e pjesëve të brendshme të banesës.

Për pasojë, një foshnjë vetëm 2 muajshe ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në spital për kujdes mjekësor. Sipas njoftimit të policisë, fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm, ndërkohë që hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.

Next