Lëvizjet qiellore të këtij viti kanë sjellë TRONDITJE të mëdha, ja se çfarë ju pret në VAZHDIM!

Hëna e dytë e re e vjeshtës arriti më 20 nëntor. Me hyrjen në shenjën e Akrepit, energjitë rriten dhe emocionet thellohen.

Ajo vjen pas Hënës së Re të tetorit në Peshore një periudhë e qartësimit të marrëdhënieve dhe fillimeve të reja si edhe pas Super Hënës së nëntorit, më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit 2025, që evidentoi çështje të dashurisë, financave dhe qëllimit në jetë.

Kjo Hënë e Re në Akrep është po aq e fuqishme, e ngarkuar me kthesa të papritura dhe ndryshime që mund të na e riformulojnë realitetin. Është moment çlirimi të heqim pengesat, të lëmë pas barrat emocionale dhe të hapim derën për dritë të re.

Kjo Hënë e Re na shtyn të përballemi me atë që shmangim dhe të lirojmë gjithçka që është drejt përfundimit. Në Akrep, Hëna e Re kujton se çdo fillim kërkon edhe një mbyllje, ndaj na thërret të krijojmë hapësirë për të renë duke lënë pas të vjetrën.

Hyrja në këtë cikël hënor na çon drejt një faze emocionale e psikologjike më të thellë. Akrepi simbolizon evoluimin: na nxit të rritemi duke sfiduar kufijtë tanë. Ky është momenti i çlirimit nga lidhjet që na mbajnë pas, nga nevoja për kontroll, nga frika e humbjes. Radikaliteti emocional është i domosdoshëm: bëhemi të vetëdijshëm për atë që kemi shtypur ose anashkaluar.

Muaji i ardhshëm hënor do të shërbejë për të zbuluar nevojat e pavetëdijshme që na drejtojnë, frikërat tona më të thella, dëshirat e shpirtit dhe motivimet e vërteta që përcaktojnë zgjedhjet tona. Është periudha për të mësuar të menaxhojmë intensitetin emocional me pranueshmëri dhe vetëdije.

Aktivizimi i Plutonit na ndihmon të jemi gati për transformim, në vend që të luftojmë kundër tij. Ky konfigurim mbështet fleksibilitetin, aftësinë për t’u përshtatur dhe qasjen ndaj ndryshimit me kuriozitet, jo me frikë.

Harmonitë midis Plutonit dhe Diellit, Hënës e Mërkurit na inkurajojnë të shkëputemi nga versionet e vjetra të vetes dhe të shohim transformimin si evolucion, jo si humbje kontrolli.

Çështjet sentimentale dhe financiare do të marrin rëndësi gjatë këtij cikli. Aktivizimi i Venusit, bashkimi i saj i afërt me Merkurin dhe opozita me Uranin mund të sjellin ndryshime serioze në vlera, lidhje dhe para.

Këto ndikime na japin mundësinë të eksplorojmë mënyra të reja të lidhjes me veten dhe të tjerët e na ftojnë të rivlerësojmë nëse zgjedhjet që bëjmë përputhen me vlerat tona më të thella.

Next