Nuk kanë fund plantacionet e kanabisit të ngritura nga shqiptarët në Belgjikë.
Këtë herë mediat raportuan se në prangat e policisë ra një 30-vjeçare shqiptare.
Ajo e kishte kthyer banesën e saj në një plantacion kanabisi.
Gjatë kontrollit në Wellen, policia zbuloi bimët e kanabisit në disa nga dhomat e banesës.
Ato ishin kultivuar në mënyrë profesionale. Policia tha se 125 bimët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe gati për korrje.
Të dhënat tregonin se plantacioni kishte qenë aktiv për disa kohë.
E reja shqiptare u arrestua dhe u dërgua përpara një gjykatësi, i cili e ka atë në burg.
Ndërkohë po sot një gjykatë në Leuven dënoi gjashtë shqiptarë me akuzën e kultivimit, posedimit dhe shitjes së kanabisit në kuadër të një organizate kriminale.
Shqiptarët morën dënime duke nisur nga 40 muaj, 30 muaj, 2 vite dhe 12 muaj përfshi këtu edhe gjoba që nisnin nga 8 mijë deri në 20 mijë euro.
Po ashtu ata duhet të paguajnë edhe 42 mijë euro dëme për kompaninë energjetike për vjedhjen e energjisë elektrike.
