peracioni i gjerë i Guardia di Finanza në Milano ka çuar në arrestimin e 28 personave, përfshirë 5 shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ‘Ndranghetan e Lokrisë dhe grupe kriminale shqiptare.
Hetimet, të cilat u bazuan në analizën e komunikimeve të përdorura në platformën SkyEcc, zbuluan një rrjet të madh trafikimi kokaine, me vlerë mbi 27 milionë euro, të importuar nga Amerika e Jugut dhe të destinuar për tregun e Lombardisë.
Në mesin e të arrestuarve janë shqiptarët: Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Nga 28 të arrestuarit, 25 prej tyre u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë u vendosën në arrest shtëpie. Hetimet kanë nxjerrë në pah dimensionin ndërkombëtar të aktivitetit kriminal, me trafikim të konsiderueshëm kokaine dhe lidhje të ngushta me grupet mafioze të ’Ndrangheta-s, që operojnë në Itali dhe jashtë saj. Gazeta shqip
