Detaje nga vdekja e parakohshme e Shpat Kasapit, ishte në koncert në Bologna teksa…

Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.

Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të mërkure! Këngëtari Shpat Kasapi, me hitet e të cilit janë rritur breza, ka mbyllur sytë përgjithmonë në tokën italiane.

Burime për mediat maqedonase bëjnë me dije se ai ka pësuar një arrest kardiak duke gjetur vdekjen e menjëhershme në moshën 40-vjeçare.

Shpati, babai i një djali, për vite me radhë ka qenë një ndër zërat më unikë të skenës shqiptare.

Si djaloshi dhe artisti guximtar, ai arriti që të shënonte me gërma të arta emrin e tij. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern.

Kudo në trojet shqiptare, ku flitet shqip, Shpati solli projekte muzikore të cilat kanë ngelur në memorien e të gjithëve, këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

U prehsh në paqe Shpat, faleminderit për muzikën dhe emocionet që na ke dhuruar ndër vite!

Next