“E dh*nonte fizikisht dhe psikologjikisht”/ Zbardhen DETAJE nga vrasja në Francë! Anjeza shkoi të denonconte por…

Më 13 nëntor, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, u vra në banesën e saj në Brest të Francës nga bashkëshorti i saj, Andoni Janaqi, 36 vjeç, i cili më pas kreu vetëvrasje.

Ky akt tragjik erdhi pas një periudhe të gjatë dhune psikologjike që Anjeza kishte përjetuar nga Andoni, i cili e kontrollonte dhe shfaqte xhelozi paranojake ndaj saj.

Vetëm tri javë para ngjarjes, Anjeza kishte raportuar në komisariatin e Brest-it për dhunë psikologjike, duke i shpjeguar oficerëve se bashkëshorti i saj ushtronte një kontroll të sëmurë mbi të, por ajo nuk kishte bërë kallëzim zyrtar. Kur autoritetet e pyetën nëse dëshironte të depozitojë një kallëzim, Anjeza hezitoi dhe vendosi të mos e bënte, duke kërkuar vetëm që Andoni të merrte ndihmë për problemet e tij. Ky vendim i saj, që mund të dukej i arsyeshëm, do të kishte pasoja fatale.

Çifti kishte emigruar nga Shqipëria pesë vjet më parë dhe jetonin në Brest me dy fëmijët e vegjël. Ata dukeshin si një familje e zakonshme, por fqinjët kishin vërejtur tensione të vazhdueshme, dhunë verbale dhe një xhelozi të tepruar nga ana e Andonit. Ai shpesh kishte dyshime dhe e kontrollonte Anjezan, duke e bërë atë të ndihej e frikësuar dhe e lodhur.

Pas disa ditësh qëndrimi në një strehë emergjente, Anjeza u kthye në shtëpi, një vendim që u bë fatale. Më 13 nëntor, rreth orës 16:30, fqinja e tyre dëgjoi një britmë gruaje dhe një zhurmë të fortë. Pas disa minutash, djali 8-vjeçar i Anjezës erdhi tek fqinja, i tmerruar dhe duke kërkuar ndihmë. Ai nuk mund të hapte derën, dhe fqinja thirri menjëherë policinë. Kur forcat e rendit arritën në vendngjarje dhe thyen derën, ata zbuluan trupin e pajetë të Anjezës dhe Andonin të vdekur me karabinën në dorë. Ai e kishte vrarë gruan dhe më pas kishte bërë vetëvrasje.

Next