Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli sot në “Shqipëria Live”, në lidhje me kërkesën e ish-presidentit për të dëshmuar në lidhje me vrasjet e “21 Janarit”.
Avokati u shpreh se Meta i ka treguar që ka prova të rëndësishme që mund ta zbardhin ngjarjen dhe për këtë arsye ai kërkoi që të merret në pyetje si person në dijeni.
“Më ka thënë që ka dhe prova për ta zbardhur këtë ngjarje. Mos harroni ka qenë kryeministër, president, ka qenë ndër postet më të larta. Sigurisht ai ka informacione të rëndësishme. Ai e ka shfaqur për të zbardhur ngjarjen. Nëse SPAK ka interes për ta zbardhur, do ishte në të mirën e të gjithëve. Është mirë që të thirret nëse mund të zbardhë këtë ngjarje. Është një person kyç që unë mendoj se do e zgjidhë këtë ngjarje. Nëse SPAK po heton një video të dorëzuar nga një gazetar, mendoj që dhe provat që Meta ka do i shërbenin SPAK-ut. Unë di diçka më shumë por nuk mund të flas, nuk jam objekt i autorizuar. Nuk dua as që të keqkuptohet.”- tha avokati.
