Ndërsa 46-vjeçare greke që rrëfeu vrasjen e vjehrrës së saj 75-vjeçare në Salaminë, detaje të reja po dalin në dritë rreth mënyrës se si ndodhi krimi.
Sipas informacioneve, disa orë pas vrasjes, 46-vjeçarja, duke dashur të krijojë një alibi , dyshohet se i ka dërguar vjehrrës një mesazh në celular ku i shkruante “Mami, je mirë?”.
Pasi komunikimet telefonike u deklasifikuan, u përcaktua se mesazhi ishte dërguar nga autorja e vrasjes.
Sipas protothema.gr, 46-vjeçarja kishte ka fikur përkohësisht kamerat në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të krimit, me qëllim që autoritetet të mos përcaktonin kohën kur ishte larguar dhe ishte kthyer në banesë.
Në fakt, ajo i kishte thënë familjes se energjia elektrike ishte ndërprerë për disa orë në mëngjesin fatal.
Siç kishte pohuar gruaja, e kishte kaluar natën në shtëpinë e saj, ndërsa burri i saj ishte në punë.
Ndërkohë 46-vjeçarja e kishte përgatitur vendin e krimit në një mënyrë që të dukej si një grabitje.
Pasi e goditi me thikë, ajo e mbuloi shpejt vjehrrën me një batanije, duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku.
Vrasja brutale u krye në dhomën e gjumit të viktimës, ku u gjetën të hapura dy sirtarë.
