Një qendër e fuqishme ciklonare në Lindje të Europës, do të sjellë reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Alpe. Europa Juglindore pritet me reshje intensive shiu e dëbore, më problematike paraqitet situata përgjatë brigjeve të Egjeut dhe Detit të Zi.
Ndërkohë, gadishulli Iberik, ishujt Britanikë dhe gadishulli Skandinav do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga reshje shiu, më të dukshme në Veri-Perëndim dhe pjesërisht në Qendër të vendit, ndërsa zonat malore paraqiten me reshje dëbore.
Në orët e vona parashikohet ulje e intensitetit të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare, deri në 40 km/h nga Verilindja, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni i Ballkanit dhe gadishulli Apenin do të mbeten nën ndikimin e reshjeve të shiut e dëborës dhe herë pas here stuhive të erës.
Ndërkohë, Europa Lindore do të përjetojë stuhi të fuqishme dëbore, ndërsa Europa Qendrore dhe gadishulli Iberik mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ftohta do të sjellin rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe reshje dëbore, më të dendura në zonat verilindore. Mbrëmja sjell një dobësim gradual të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 2°C në 16°C. Era do të fry deri në 55 km/h nga Verilindja, duke gjeneruar dallgëzim deri në 4 ballë.
