Reshjet e shiut prezente në të gjithë vendin, në disa zona pritet edhe dëborë! Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore

Next