Izolimi i mbi 10 fshatrave nga moti i keq, banorët në protestë: Të sëmurët po presin në mëshirë të fatit

Banorët e fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë në protestë në Qafzez, tek ura e Baba Selimit ku kalon lumi Osum.

Arsyeja e kësaj proteste është bllokimi i mbi 10 fshatrave të cilat janë izoluar nga shirat dhe përmbytjet e 1 jave më parë.

Situata bëhet edhe më e vështirë pasi sipas banorëve nëpër fshatra të thellë ka edhe të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit.

Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.

Next