OSSH ka njoftuar abonentët në Tiranë se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të problemeve me fiderat e Nënstacionit Farkë. Sipas OSSH-së disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.
Pas sinjalizimit të defektit, grupet e OSSH-së janë mobilizuar në terren për të kryer riparimet e nevojshme me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë.
“Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSSH.
Aktualisht, pa energji elektrike janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, si dhe fshatrat Mullet dhe Daias. Probleme me furnizimin raportohen edhe në zonën e Rolling Hills.
