Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 39-vjeçari, kush është viktima që u shpall i zhdukur nga familjarët

Një 39-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit.

Ilia Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit.

“Më datë 26.11.2025, rreth orës 20:00, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit I. T., 39 vjeç, se ai është larguar nga banesa dje, rreth orës 13:00.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në fshatin Kryezjarr, u gjet në një përrua, trupi i pajetë i shtetasit I. T.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur”, njofton policia.

Next