Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, dhe njëherësh një prej veteranëve të kësaj force politike, ka shpërthyer në akuza në drejtim të Flamur Nokës, pas konfliktit që ky i fundit pati me një anëtare të kryesisë në Kamëz.
Anila Aliaj, u përjashtua nga radhët e kësaj force politike, pasi u përplas me Nokën në një prej takimeve të strukturave.
Spaho shprehet se Anila Aliaj, u përjashtua nga partia vetëm se mendonte ndryshe nga Flamur Noka, dhe se i kërkoi llogari këtij të fundit se pse nuk kishte respektuar primaret.
Postimi i plotë:
E perjashtoi Flamuri nga kryesia zonjen Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari per mosrespektimin e primareve.
E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.
Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe.
Ngjashem me kohen e Lulzim Bashes qe perjashtoi 5 deputete, midis te cileve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha.
Sot te perjashton Foltorja e Flamur Nokes. Njelloj sikurse te perjashton edhe Rama nga partia e tij.
Fole po deshe. Jetojme ne demokraci.
