Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me lajmet që qarkulluan së fundmi, sipas të cilave ajo ishte përfshirë në një konflikt që kishte degjeneruar në dhunë fizike me ish-kolegen e saj, Neada Muçajn.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Enxhi tregoi se situata e ka prekur kryesisht për shkak të së ëmës, por theksoi se e ka menaxhuar mjaft mirë gjithë çfarë ndodhi. Ajo shprehet:
“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë. Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.
Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”.”
Kujtojmë se, pas ditësh me komente e spekulime, ishte Neada ajo që reagoi e para pas largimit nga emisioni “Wake Up” në Top Channel.
Ajo publikoi në “Instagram” një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues anonim.
Në mesazhin e kartolinës, i cili u interpretua si një reagim i tërthortë ndaj situatës, shkruhej: “Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti”.
Edhe pse nuk e përmendi hapur konfliktin, postimi i saj u pa si pranimi i realitetit të largimit nga ekrani.
Ndërkohë, Enxhi Nasufi ndau një foto me nënën dhe qenin e saj, ku bënte gjestin e gishtit të mesit—një detaj që ndjekësit e interpretuan si një formë ironie ndaj gjithë ngjarjes.
