Gafa epike e Flamur Nokës: 28 Nëntori është dita kur SKËNDËRBEU ngriti flamurin në Vlorë!

Shqipëria sot feston 113 vjetorin e Pavarësisë, teksa janë mbajtur disa ceremoni zyrtarë në Vlorë për këtë ditë të rëndësishme, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues të opozitës.

Por duket se vëmendjen e ka marrë gafa e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili gjatë ceremonisë në Vlorë, ngatërroi Skëndërbeun me Ismail Qemalin.

Shqiptarët i drejtohen Greqisë për festat e Nëntorit, fluks i shtuar në Kapshticë!

Noka tha se 28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë, duke e ngatërruar me Krujën.

“28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë…, në Krujë”, tha Noka, pasi u korrigjua nga një nga gazetarët.

Next